Shqipëria ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se është shumë krenar sot, pasi kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dhe vendin e tij.
“OSBE ka qenë një prej pranimeve kyçe, kur partia ime ishte në qeveri më dukej shumë e ashpër, ndërsa me opozitën më dukej më e butë. Nëse eci pas dhe mendoj ndryshimin e Shqipërisë pa OSBE-në me duket e pamundur. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet ende e gjatë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflitkeve do të jenë në krye te agjendës tonë. Shqipëria e di mbështetjen që mund te sjellë një mision i OSBE-së”, tha Rama.
Më tej kryeministri Rama u shpreh se nxitja e lirisë së shprehjes dhe lufta e dhunës ndaj grave është një tjetër sfidë.
“Le të udhëheqim nëpërmjet shembullit. Synojmë të përcaktojmë si përparësi luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë që Evropa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në situatë të mirë roli jonë për paqe dhe demokraci janë fjalë kyçe dhe do jenë objektiva të përbashkëta. Parimet bazë të Helsinkit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, integriteti territorial mbeten një recetë dhe të pathyeshme si në të shkuarën. Kjo shprehje përmban tri elemnte kryesore, së pari rëndësinë për të nderuar angazhimet dhe detyrime tona pasi s’mund të marrim angazhime të reja pa respektuar ato ekzistuese. Të fokusohemi tek instrumentet që zotërojmë dhe e treta përgjegjësia të ndahet mes 57 shteteve dhe të kemi një vizion dhe vullnet të përbashkët. Jemi të vendosur ta nisim nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe diskonflikti aty ku askush s’mund të shkojë. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Misioni i OSBE është i përfshirë në sigurimin e paqes dhe sigurisë. Ka pasur sinjale pozitive nga aty por rruga drejt paqes mbetet e gjatë”, theksoi Rama./abcnews.al

