Kryeprokurorja në Fier e Vlorë: Droga luftohet duke kapur krerët, jo konsumatorët

schedule12:53 - 9 Shkurt, 2018

schedule 12:53 - 9 Shkurt, 2018

Fieri dhe Vlora ishin këtë të premte destinacionet e takimeve të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, me vartësit e saj. Në Fier, ajo apeloi thellimin e hetimeve për evazion fiskal, ndërsa në Vlorë e drejtoi vëmendjen tek goditja e narkotrafikut.

Nga Vlora, Prokurorja e Përgjithshme tha se droga luftohet duke kapur krerët e organizatës dhe jo konsumatorë, apo shpërndarësit e vegjël.

Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit, tha Marku gjatë analizës me vartësit e saj në qytetin bregdedar.

Për Markun s’ka dyshim që Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare.

Më herët, ajo ishte në Fier dhe aty, ku tha vartësve që në një zonë, ku operojnë kompanitë më të mëdha, ato të naftës dhe të gazit, hetimi për abuzuesit në tatim – taksa ka qenë i papërfillshëm.

“Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë sektorin e naftës dhe gazit”, tha Kryeprokurorja në takim.

Por sipas saj, për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.
Ajo la të kuptohet se aty ku edhe korrupsioni është më i madh, prokurorët nuk kanë treguar interes për të ndëshkuar autorët.

“Fshehja e të ardhurave, deklaroi kryeprokurorja Marku gjate takimit me prokuroret e Fierit, -nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore”.
“Shumë prej tyre, sipas shefes së organit te akuzes, shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale./abcnews.al