Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet “Valentino Rosi” shqiptar

schedule22:02 - 4 Korrik, 2022

schedule 22:02 - 4 Korrik, 2022

Një drejtues motomjeti është vënë në prangat e policisë si dhe është gjobitur me 400 mijë lek, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe i jepte mjetit pa leje drejtimi.

Sipas policisë motori i drejtuar nga S.K 33-vjeç është kapur nga radarët e makinës inteligjente, dhe më pas policia është vënë në ndjekje të tij.

Në momentin e ndalimit rezultoi se 33-vjeçari e drejtonte motorin pa leje drejtimi, çka solli arrestimin dhe gjobitjen e të riut.

Njoftimi i policisë:

Makina inteligjente ndjek dhe kap motomjetin që bënte gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjatë kontrolleve parandaluese për mjetet që bëjnë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan është konstatuar një motomjet, tip Kawasaki, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se drejtuesi i motomjetit shtetasi S. K., 33 vjeç, drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K. për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj.