Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryente kontrabandë nga Anglia/ Procedohet i riu në Shkodër, sekuestrohen 11 automjete

schedule14:29 - 21 Shkurt, 2024

schedule 14:29 - 21 Shkurt, 2024

SHKODËR- Një 31-vjeçar nga Shkodra, i cili shiste pjesë makinash të kontrabanduara nga Anglia , është proceduar penalisht.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky nuk deklaronte të ardhurat.

Njoftimi i policisë: 

Shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Anglia dhe fshihte të ardhurat nga ky biznes, procedohet penalisht 31-vjeçari. Sekuestrohen 11 automjete tip “Benz”.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, goditën këtë veprimtari të kundërligjshme.

Për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë një 31 vjeçar, banues në fshatin Shjezë.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte të ardhurat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!