Kryendeshja kundër Partizanit, Vllaznia me njoftim të rëndësishëm

schedule13:53 - 16 Tetor, 2019

schedule 13:53 - 16 Tetor, 2019

Vllaznia do të luajë kundër Partizanit ditën e shtunë (17:00), sfidë e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Ky takim është shumë delikat për të dyja skuadrat. Në fushë do të zbresin dy ekipe të mbushura me trofe dhe si pasojë, interesimi do të jetë i madh.

Biletat në “Loro Boriçi” do të jenë të shumëkërkuara dhe Vllaznia ka njoftuar tifozët për shitjen e tyre, si dhe për mënyrën si duhet të sillen në stadium, pasi ligjet e reja janë futur në fuqi. Në njoftimin në uebsajtin zyrtar të Vllaznisë, shkruhej:

“KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur që nga dita e premte datë 18.10.2019, ora 10.00, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Partizani.

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A+ B 500 lekë
Tribuna VIP 1.000 lekë

Ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Njëkohësisht, do të kërkonim nga ana Juaj që të jeni sa më korrekt në mbështetjen tuaj, nisur nga ngjarjet e ndodhura në takimin me Tiranën dhe fakti që jemi të paralajmëruar për ndëshkime të tjera nga ana e FSHF-së.

Kjo padyshim që nuk i vlen askujt dhe ajo që e pëson është vetëm Vllaznia, prandaj dhe kërkojmë nga ana Juaj të respektoni rregullat dhe kërkesat e institucioneve përkatëse për mënyrën si duhet të bëni tifozllëk.

Forca VLLAZNIA!”