“Kryeministri t’i shtrijë dorën opozitës”, Aliaj për negociatat: Proces delikat që do ndikojë në të ardhmen tonë

schedule14:16 - 20 Korrik, 2022

schedule 14:16 - 20 Korrik, 2022

Ditën e djeshme Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën zyrtarisht negociatat për në Bashkimin Evropian. Ilir Aliaj, drejtues i QZHDI në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Abc Live” në Abc u shpreh se dje janë hapur negociatat nga pikëpamja politike, ndërsa nga ajo teknike do hapen pak më vonë kur 27 vendet pjesëmarrëse të BE do jenë në gjendje të thonë që “PO” biem dakord për kornizën  ligjore që është negociuar. Ai theksoi se është e rëndësishme që qeveria të bashkëpunojë me opozitën në këtë proces.

Aliaj: Edhe Oliver Verhelyi kërkoi bashkëpunim me opozitën në këtë proces. Është një proces shumë i vështirë. Asnjë qeveri sado e mirë të jetë nuk mund ta arrijë këtë vetëm. Është shumë e rëndësishme që t’i shtrihet dora gjithë shqiptarëve. Është një proces delikat që do ndikojë në të ardhmen tonë. Partnerët tanë kërkojnë rezultate konkrete. Më pëlqen të përmend sigurinë ushqimore. Ujin që kemi në rubinetë, por nuk e pimë dot.

Kur të hapet kapitulli që ta të bëjë me mjedisin dhe sigurinë ushqimore, ne nuk mund t’i themi atyre që ne e kemi ujin në rubineta, por ky ujë nuk pihet. Në kontratat tona ne kemi ujë të pijshëm në rubinetë, por kjo nuk është e vërtetë dhe ne e dimë. Ne nuk kemi plotësuar kriterin e parë të Kopenhagës. Kemi raportet që na thonë se në Shqipëri blihen votat. Ky nuk është plotësimi i parë i kushtit të Kopenhagës. Ne duhet ta mbyllim dasmë, por duhet të përveshim mëngët dhe kryeministri duhet të dalë e t’i shtrijë dorën gjithë aktorëve në Shqipëri pa përjashtim./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!