Kryeministri spanjoll Pedro Sabchez ka mbërritur në Shqipëri, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Sanchez po viziton Shqipërinë në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor.
Më herët ai ka vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë këtij turi që është i fundit para se Sanchez të fillojë pushimet, ai ka shmangur Kosovën.
Lexo edhe: Kryeministri spanjoll sot në Tiranë, Rama e pret me ceremoni, zbardhet agjenda
Në orën 11:00 ai pritet të mbajë gjithashtu një konferencë të përbashkët me kryeministrtin Rama në ambientet e Kryeministrisë. /abcnews.al