Kryeministri Rama viziton Dispancerinë e Tiranës

schedule15:53 - 20 Shkurt, 2019

schedule 15:53 - 20 Shkurt, 2019

Klinika e specializuar për sëmundjet e mushkërive në Tiranë sot ofron 16 lloje analizash nga 3 që bëheshin deri tani. Kryeministri Edi Rama ishte në këtë qendër për të parë realizimin e investimit prej 56 milionë lekë nga buxheti i shtetit në infrastrukturë dhe pajisje.

Gabimet pranohen kur i përkasin të së shkuarës. Kështu ka ndodhur edhe në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkërive, në Tiranë, siç njihet ndryshe Dispanceria. Para se të rikonstruktohej kjo klinikë nuk ofronte as analizat bazë thonë ata që punojnë prej vitesh aty.

Kjo klinikë është qendra e vetme e këtij lloji në vend, e cila ofron shërbim të specializuar për rreth 800 mijë banorë. Kryeministrit iu tregua se falë investimit prej 56 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në infrastrukturë dhe pajisje, ofron shërbim në kushte dhe standarde bashkëkohore.

Me investimet e kryera në aparatura të reja laboratorike është zgjeruar edhe gama e analizave nga 3 që bëheshin më parë, në 16 lloje analizash klinike, biokimike, bakteriologjike dhe analiza specifike për sëmundjet e mushkërive, duke garantuar shërbimin e plotë laboratorik për pacientët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!