Kryeministri Rama në Stamboll, takon presidentin Erdogan

schedule10:19 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 10:19 - 9 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum. Në fotografitë e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit Erdogan.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan kryeministri krahas një postimi në Facebook.

‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Kryeministri shoqërohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ditën e djeshme, Rama së bashku me dy ministret ndodheshin për një vizitë zyrtare në Azerbajaxhan ku zhvilluan takime me Presidnetin e vendit Ilham Aliyev./Abcnews.al/