Kryeministri Rama inspekton rrugën hyrëse të Pogradecit

schedule14:36 - 29 Shtator, 2018

schedule 14:36 - 29 Shtator, 2018

Rruga hyrëse e Pogradecit i ka marrë qeverisë pesë vite kohë për tu riprojektuar. Këtë tregoi kryeministri Edi Rama, ndërsa përshkonte rrugën bashkë me ministrin e Infrastrukturës Gjiknuri dhe atë të Bujqësisë Peleshi.

Ndërsa udhëton drejt Pogradecit tashmë mund të kundrosh edhe vijën liqenore të Ohrit. Ndërtimet në bregun e liqenit nuk janë më. Projekti i rrugës se re hyrëse u rikonceptuar nga e para. U përfshi ndërtimi i tuneleve panoramike që rrisin sigurinë në rrugë, muret mbajtëse dhe elemente të tjera shtesë që e bëjnë këtë një segment me standarde europiane. Kryeministri Edi Rama e përshkoi bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe atë të Bujqësisë ku përfitoi për të shigjetuar edhe paraardhesin e tij në qeveri.

“Kjo ishte një nga ato rrugë që i quante të përfunduara Saliu, që na mori 5 vjet për të ribërë projektin nga e para, për të rifinancuar, për të bërë të gjitha ato prishjet e rasteve që kishin nevojë për shpronësim se pa shpronësime ajo rruga pasta bëhej komplet jo turistike, por si korridor mes ndërtimeve pa leje, liqeni nuk çlirohej. Plus dhe të gjithë këto ndërhyrjet lart që ishin të domosdoshme, ndryshimi i mureve, tunelet që janë pjesë e financimit shtesë për të krijuar të gjithë këtë vijën panoramike dhe për të krijuar plazhin poshtë. Ka pasur shumë impakt edhe tek turistët që kanë ardhur, kanë pas impresione shumë pozitive. Tani, realisht është bërë komplet rruga e liqenit. Nuk është liqeni matanë rrugës.”

Sikundër rruga edhe tunelet panoramike do të kenë trotuar në të gjithë gjatësinë e tyre, si dhe të gjithë elementët urbanë, me gjelbërim, ndriçim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!