Kryeministri Rama inspekton konviktet e studentëve

schedule18:07 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 18:07 - 22 Dhjetor, 2018

Brenda mandatit së kësaj qeverie konviktet e studentëve në të gjithë vendin do të jenë në kushte optimale. Premtimi vjen nga kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi punimet që po kryhen në dy qytezat studentore në Tiranë.

U larguan studentët, shkoi kryeministri. Shefi i qeverisë zgjodhi fundjavën për të inspektuar kushtet në konvikte. Përmirësimi i tyre është një ndër kërkesat e studentëve të cilët për 17 ditë me radhë protestuan në sheshe të ndryshme të kryeqytetit.

“Kjo histori ka filluar me herët. Shtysë për të bërë më tepër”

Godinat në “Qytetin Studenti” kanë nisur të ndryshojnë pamje me fonde të buxhetit të shtetit ndihmës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe marrëveshjes me qeverinë gjermane.

“Brenda mandatit të gjitha konviktet të vijnë në kushte optimale.

Paralelisht kryeministri u shpreh se do te vijojë puna edhe për ndërtimin e Kampusit Universitar, prej kohësh një projekt në letër.

“Kemi situatë të rëndë për pronësinë pse nuk është bërë deri tani. Mbi 70 mijë metër katror të kthyera tek pronarët, ndërtesat pa leje në proces legalizmi, katet e parë të konvikteve, qendra internet pa kontrata dhe lloto. Ndërtesat private në kampusin e studenteve nuk do të legalizohen”.

Ndërsa një pjesë e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit ka përfunduar së rikonstruktuari. Këtu 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale brenda muajit mars.

“Janë kushte dhe standarde si në Gjemani për shkak të programit të Bankës Gjermane për Zhvillim. Kjo do jetë pararoja, për godinat e tjera do veprojmë me standarde europiane”.

Paralelisht me këto godina, puna ka nisur edhe për restaurimin e katër godinave të Mjekësisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!