Kryeministri Rama ka anuluar pjesëmarrjen në diplomimin e Oficerëve te rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës.
Prej orës 09:00 Rama po zhvillon mbledhje me kryesinë e Partisë Socialiste. Në këtë takim Rama së bashku me Taulant Ballën, Gramoz Rucin, dhe Damian Gjiknurin, është duke u diskutuar për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet brenda Partisë socialiste të cilat do të mbahen në datën 19 nëntor.
Gjithashtu gjatë këtij takimi do të zgjidhen 61 kryetarët e rinj të degëve të PS në nivel bashkiak./abcnews.al