Kryeministri që pastron rrëmujën vetë

schedule19:39 - 5 Qershor, 2018

schedule 19:39 - 5 Qershor, 2018

Ndodh që politikanët të bëhen shkaktarë të rrëmujave, por më pas nuk i kthejnë gjërat në vendin e tyre. Ndërsa kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë provën se jo gjithmonë është kështu. Teksa ka shkuar në Parlament, gota me kafe i ka rënë nga dora, duke ndotur ambientin rreth tij.

https://www.youtube.com/watch?v=AqNxy0YSu9k

Punonjëset e mirëmbajtjes janë afruar për të pastruar vendin, por kreu i qeverisë i ka marrë vetë në dorë mjetet dhe ka nisur punën. Me duartrokitje, punonjëset i kanë dhënë atij kurajo.

Më pas, kryeministri ka lënë mjetet dhe me një leckë të lagur ka pastruar dyert prej xhami të bëra pis me kafenë e tij. Sidoqoftë kanë qenë pastrueset ato që i kanë dhënë dorën e fundit bëmës së kryeministrit, duke rikthyer “shkëlqimin” në hyrjen e Parlamentit./abcnews.al