Kryeministri operohet tek QSUT, mjeku: Gjendja është stabël, mund të dalë për 24 orë

schedule10:38 - 17 Prill, 2023

schedule 10:38 - 17 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama në porët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në ambientet e Spitalit Nenë Tereza.

Mjeku Arben Gjata në një deklaratë për mediat është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël dhe se çdo gjë në operacion ka shkuar shumë mirë.

Ndër të tjera mjeku konfirmoi se ndërhyrja është bërë për të hequr apandesitin me anë të laporoskopisë.

LEXO EDHE: Rama shtrohet në spital, i nënshtrohet operacionit në QSUT

Mjeku ka theksuar se kanë kaluar 8 orë tashmë nga ndërhyrja dhe kryeministri është në gjendje të lëvizë dhe të ushqehet.

Ishte apendesit, u plotësuan ekzaminimet e nevojshme dhe operacioni është kryer me laporoskopi rreth orës 2 të mëngjesit. Gjendja post operatore është stabël pa temperaturë dhe problem. Sot dhe do të mund të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orë mund të shkojë në shtëpi. Elaborimi total mund të jetë brenda dy tre ditëve. Ai mund të ecë vetë që sot. Në fushatë do i duhet 2-3 ditë. Është bërë në sallat që ne kemi pasur. Spitali i ri është edhe ai”, ka thënë mjeku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!