Kryeministri i Pakistan, Shehbaz Sharif pritet të mbërrijë sot në Doha për një vizitë diplomatike me fokus uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit zyrtar, Sharif do të shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë dhe do të zhvillojë një takim dypalësh me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al Thani.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë arritja e një armëpushimi afatgjatë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Një ditë më parë, Sharif u takua në Xheda me princin e kurorës së Arabia Saudite, Mohammed bin Salman.
Gjatë takimit, ai ndau zhvillimet e fundit mbi përpjekjet e Pakistanit për paqe, të cilat sipas tij kanë ndihmuar në lehtësimin e armëpushimit SHBA–Iran dhe në avancimin e bisedimeve historike në Islamabad.
“Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Pakistanit për të inkurajuar si SHBA-në ashtu edhe Iranin drejt një marrëveshjeje që synon paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, deklaroi Sharif.


