Kryeministri i Kosovës mund të udhëtojë i qetë

schedule22:04 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 22:04 - 1 Dhjetor, 2017

Interpoli ka pranuar kërkesën e autoriteteve të Kosovës dhe ka hequr nga lista e të kërkuarve, kryeministrin Ramush Haradinaj. Gjithashtu janë hequr nga lista edhe 17 kosovarë të tjerë, të cilët bashkë me Haradinaj kërkoheshin nga drejtësia e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është hequr nga lista e të kërkuarve nga INERPOL. Tashmë ai mund të udhëtojë pa u frikësuar nga ndonjë arrestim i mundshëm. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po, është e vërtetë. Ramush Haradinaj nuk është më në këtë listë. Konfirmimi për këtë na ka ardhur nga INTERPOL”, ka thënë ai për gazetën Ekspres.

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot ka kaluar më shumë se një vit. Ai bashkë me 17 shqiptarë të tjerë të Kosovës ishin në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Tashmë të gjithë janë hequr nga lista e INTERPOL. Në bazë të asaj liste dhe me kërkesë të Serbisë, Ramush Haradinaj, në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua në Mulhouse të Francës. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, ai u la i lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!