Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Edi Rama promovon librin “Në Sofrën e Hënës”: Përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit

schedule17:17 - 5 Mars, 2026

schedule 17:17 - 5 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama ka promovuar këtë të mërkurë, më 5 mars, librin e tij më të ri me titull “Në sofrën e hënës”, një botim që përmbledh reflektime dhe fjalë të mbajtura gjatë mbrëmjeve të iftarit që ai ka organizuar ndër vite në cilësinë e kryeministrit.

Gjatë prezantimit, Rama e përshkroi librin si një përpjekje për të mbledhur në një vëllim përvojat dhe mesazhet që lidhen me traditën e iftarit, duke theksuar se “sofra e iftarit është përtej agjëruesve” dhe përfaqëson një hapësirë takimi, respekti dhe dialogu kulturor e fetar.

“Është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, të cilat kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin që t’i organizon, në sajë të funksionit që kam. Për mua dhe gjithmonë e më shumë edhe si rezultat i kësaj eksperience, softa e iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë, që agjërojnë që t’i përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Libri ishte gati për Panairin e Librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile, sepse do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë autorëve që e kanë të rëndësishëm Panairin e Librit.



Kam shumë respekt dhe jam shumë mirënjohës për ata miq që kam rreth e rrotull që e praktikojnë këtë fe. Me thënë të drejtën, që përtej sloganit të bashkëjetesës fetare, qëndron një thesar kulturash që vijnë nga feja tek dhe meritojnë që të ketë kujdes, respektin dhe admirimin tonë. E meritojnë që ta shikojnë fenë, përtej paragjykimeve dhe stereotipeve. Është kënaqësi dhe jam ndjerë i përkëdhelur nga fati që ma ka dhënë këtë mundësi”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!