Kryeministri Edi Rama në hidrocentralin e Moglicës

schedule15:34 - 13 Nëntor, 2017

schedule 15:34 - 13 Nëntor, 2017

Pas 2 vitesh do të shtohet ndjeshëm energjia elektrike e prodhuar nga lumi Devoll. Kjo do të arrihet falë investimit në Hidrocentralin e Moglicës, që u inspektua sot nga kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri

Në vitin 2019, kaskada e Devollit do të rrisë me 17 përqind furnizimin me energji. Por që ky lajm të bëhet realitet fillimisht duhet të përfundojnë dy hidrocentralet, njëri prej të cilëve është HEC-i i Moglicës që u inspektua nga kryemnistri Edi Rama dhe ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri.

“Do të fillojmë me mbushjen e digës vitin tjetër, në 2018 dhe do të shkojmë më tej me prodhimin gjatë pranverës së vitit 2019 dhe në fund të vitit 2019 do të përfundojë gjithçka”, – u shpreh një nga drejtuesit e Statkraft.
HEC-i i Moglicës është një vepër unikale në projektim e ndërtim. Për herë të parë, diga e Moglicës do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, i cili do të ndërtohet brenda në shkëmb.
“11 kilometra tunele nga këtu te centrali i prodhimit, i cili do të jetë nëntokë. Ky do të jetë centrali i parë i ndërtuar në Shqipëria nëntokë,” – u shpjegoi një nga drejtuesit e punimeve.
Po ashtu, me një lartësi prej 160 metrash, diga e Moglicës është një ndër digat më të lartë në botë në llojin e saj.
“Është një ndër më të lartët në llojin e tij. Mendoj se është vetëm një në Kinë që është pak më e lartë, por është thuajse e njëjta. Është një ndërtim unikal dhe shumë i madh,” – theksoi një nga inxhinierët zbatues.
Për ndërtimin e kësaj vepre aktualisht janë angazhuar rreth 1400 punonjës.
Përveç investimit në veprën energjetike, kompania ka investuar 60 milionë euro në infrastrukturën rrugore, duke iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Devollit./abcnews.al

 

https://youtu.be/XY0gmgugICY

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!