Kryeministri Rama u ngrit në këmbë duke diskutuar me të pranishmit në studio teksa Blendi Fevziu shpjegonte shifrat e inceneratorëve. Rama tha se nuk mund të vijonte bisedën ndërkohë që drejtuesi i emisionit tha se në inceneratorin e Tiranës nuk ishin kryer investimet e planifikuara.

Ndërkohë që ndodhte kjo, Rama filloi të fliste me një pensioniste në panel. Gjatë diskutimit të Ramës me të, Fevziu nxorri nga xhepi 7 800 lekë duke thënë se ajo nuk mund të mbulonte asnjë shpenzim me ato para.
Rama merr filxhanin: Ju shpjegoj çfarë po ndodh me HEC-in e Fierzës
“Kaq para merr zonja z.Rama”, tha Fevziu duke ndjekur Ramën në studio me paratë në duar. Më pas, Rama e thirri pensionisten në studio duke e pyetur nëse e kishte marrë apo jo bonusin e rezistencës prej 3 mijë lekë, gjë që u konfirmua nga ajo. /abcnews.al


