Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut? Analisti Neziri: Ka shumë emra. Dilemë se shqiptarët do të marrin Presidencën

schedule17:22 - 21 Nëntor, 2023

schedule 17:22 - 21 Nëntor, 2023

Seanca e zhvilluar të hënën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u shoqërua me tensione të ashpra. Deputetët e opozitës si pasojë e diskutimeve të ashpra hodhën dokumente në drejtim të kryetarit të Kuvendit, duke i thyer edhe kompjuterin.

Në lidhje me Skype në “Ballkan Update”, analisti Xhelal Neziri, tha se VMRO-DPMNE i frikësohej një skenari se shqiptarët të mund të marrin edhe presidencën e vendit.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste ai foli për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke thënë se në rast se nuk arrin të zgjidhet presidenti atëherë procedura e zgjedhjeve nis nga e para dhe kjo merr kohë deri në 6 muaj.

“Përfundimisht ka një marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës për datën e zgjedhjeve dhe kjo duket sikur është një plotësim i kërkesës së VMRO DPMNE. E kërkonte këtë për shkak se për dallim nga zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet presidenciale kanë census që thonë se për t’u zgjedhur presidenti i ri duhet të kenë dalë së paku në votime 40 % e numrit të votuesve të regjistruarve. Kjo % është e vështirë të arrihet për shkak të numrit të vogël të votuesve. VMRO-DPMNE, frikësohej se moszgjedhja e presidentit të vendit mund të kompleksojë situatën e mandatimit të qeverisë së re dhe kërkon të zgjedhjet parlamentare të mbahen në të njëjtën ditë me raundin e dytë zgjedhor. Është i rëndësishëm presidenti për shkak se ai mandaton qeverinë. Në rast se nuk arrin të zgjidhet presidenti atëherë procedura e zgjedhjeve nis nga e para dhe kjo merr kohë deri në 6 muaj. Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare mund të mbahet me 24 prill të vitit të ardhshëm.  Ndërkohë pas 2 javësh kur ligjërisht duhet të mbahet raundi i dytë më 8 maj të mbahet zgjedhjet presidenciale. Ka disa emra që përfliten se kush mund të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, edhe pse në 3 muajt e fundit ky rol është më tepër teknik dhe bëhet fjalë për një qeveri që vetëm do të organizojë zgjedhjet dhe do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme. Por është shumë simbolik për shqiptarët sepse për herë të parë qeveria do të drejtohej nga shqiptarë. Ka disa emra që janë emri i kryetarit të Parlamentit, emri i zv.kryeministrit të parë zotit Grupi, në lojë është edhe sekretari i Përgjithshëm i BEDI-së, ka shumë ambicie brenda kësaj partie.”, u shpreh ai.

/abcnews.al/