Kryemadhi: Vendi jonë ka nevojë për njerëz që janë të gatshëm për ta bërë Shqipërinë më të mirë

schedule19:05 - 25 Tetor, 2020

schedule 19:05 - 25 Tetor, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetet sociale një foto me anëtaren më të re të LSI.

Ajo thotë se Shqipëria ke nevojë për njerëz intelektualë dhe profesionistë të rinj që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe janë të gatshëm për ta bërë atë një vend më të mirë.

“Ada është durrsake, pedagoge ekonomie që pas shumë vitesh studimi dhe jete në Itali, ka vendosur të rikthehet këtu në vendin e të parëve. Kënaqësi që bashkë me Adën ndamë ide të përbashkëta përsa i përket gjendjes aktuale ekonomike dhe zhvillimit të mëtejshëm të Durrësit.

Shqipëria ka nevojë për njerëz si Ada, intelektualë dhe profesionistë të rinj që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe që janë të gatshëm të angazhohen për ta bërë Shqipërinë shtëpi. Mirëserdhe Ada, në Shqipëri dhe në LSI”, tha Kryemadhi./mv. abcnews.al