Kryemadhi: Nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare të ndryshojë realitetin monstruoz

schedule12:00 - 24 Tetor, 2020

schedule 12:00 - 24 Tetor, 2020

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me gjimnazistet e LRI-së Tiranë, që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 2021.

“Nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se LSI është partia e të rinjve, ndërsa shtoi: “Tashmë është koha të ndryshojmë këtë realitet të hidhur që ka mbjellë Rilindja në Shqipëri”.

Pjesë nga fjala e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

“Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin në Shqipëri? Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet. A ka zgjidhje kjo situatë?

LSI është partia e të rinjve, iu ka dhënë dorën të rinjve, që janë sot krenaria e kësaj partie dhe fuqia e saj. S’i përdorim të rinjtë si dekor, të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, do të thotë të kesh vizion.  Sot këtu nga korpusi i Universitetit të Tiranës, në sheshin Nënë Tereza, ku me bekimin e saj, të urojë të rinjtë, familjet tuaja, që të ndriçojë mendjen dhe zemrat, që të ndërtoni familjet në Shqipëri.

LSI do të jetë foltorja juaj për të marrë vendimet tuaja. Me djem dhe vajza si ju që ëndërrojnë të jenë evropiane në vlera dhe standard jetese, në cilësinë e mënyrës së jetesës, për të krijuar më shumë.

Evropa nuk është kulla që zaptohen dhe pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri. Por është arsim cilësor, shëndet dhe kujdes i politikës për qytetarët e saj. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur. S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz”.

/abcnews.al/