Dikur përfitues i ndihmës ekonomike, sot Ibrahim Kola është pjesë e tregut të punës. Në moshën 63-vjeçare, ai vendosi të mos mbështetej më te ndihma ekonomike, por të kërkonte një vend pune.
“Jam 64 vjeç. Kërkova punë sepse isha me ndihmë ekonomike, u futa në punë.”, thotë ai.
Prej një viti ai punon si roje, ndërsa pas orarit kthehet në shtëpi dhe merret me punët e tij të përditshme. Thotë se punën e dëshiron dhe se sot ndihet mirë që siguron të ardhurat e tij përmes saj.
Ibrahimi thotë se një pjesë e njerëzve e nënvlerësojnë punën ose i shmangen asaj, duke menduar se nuk janë të aftë të punojnë. Për të, zgjidhja është të provojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen.
Ai kujton edhe momentin kur iu ofrua mundësia për t’u punësuar, kur i thanë se i kishin gjetur një vend pune: “Nuk e dua më ndihmën ekonomike.”
Në moshën 64-vjeçare, Ibrahimi nuk zgjodhi të qëndronte në pritje të ndihmës ekonomike, por zgjodhi punën. Dhe sot, pas një viti në tregun e punës, mesazhi i tij është i thjeshtë: mundësia ekziston, mjafton të vendosësh ta kërkosh.


