Video e publikuar në “ABC News” e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike ka sjellë reagime të forta në opinionin publik. Por kur organet ligjzbatuese nuk kanë thënë ende fjalën e tyre mbi këtë rast për ish-kryetarin e Komisionit të Dekriminalizimit në Kuvend, Oerd Bylykbashi rradhën për të folur me akte për rastin skandaloz e ka kryeministri Rama.
“Kryeministri me detyrimin kushtetues që ka ta shkarkojë menjëherë këtë kryebashkiak. Nëse nuk ë bën do të thotë që mbështet tërësisht veprime të tilla kriminale”, tha Bylykbashi.
Në dhjetor të 2015, Parlamenti votoi nën prezencën e ndërkombëtarëve ligjin e dekriminalizimit, të kërkuar me forcë nga opozita për shkak të prezencës së individëve me rekorde krimianle në Kuvend. Një nga pikat kryesore të draftit të demokratëve në atë kohë ishte edhe “testi i drogës për zyrtarët e lartë”.
“Në propozimet tona për ligjet e kriminalizimit duhet të përfshihej edhe testi idrogës për zyrtarët e lartë. Qëndrimi i PS ishte i prerë nuk e pranonte sepse kuptonte që nëpërmjet atij testi do të dilni zbuluar figura më të larta të PS”, u shpreh ai.
Propozimi i demokratëve u cilësua si qesharak nga socialistët të cilët kërkuan heqjen e një kërkese të tillë.
“Kjo shpjegon pse nuk e donte derisa më këmbëngulje për hir të kompromisit e hoqi nga ligji i dekriminalizimit”, tha ai.
Për Bylykbashin, filmimi në ato pozita i kryebashkiakut të Bulqizës nuk është vetëm skandaloz për impaktin që krijon në publik por edhe për mesazhin që ato pamje përcjellin për botën e krimit.
“Jo vetëm kemi individ që dukshëm thyen moralin publik, por me veprimet e tij intentivon aktivittin kriminal”, u shpreh Bylykbashi.
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Demokratike ka denoncuar 6 kryebashkiakë socialistë me të kaluar kriminale, ndërkohë që kreu i demokratëve Basha ka deklaruar se janë nën hetim edhe 15 vendorë të tjerë./abcnews.al