Kryetari i bashkisë së Chernihiv, Vladyslav Atroshenko, tha se qyteti verior i Ukrainës ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse pavarësisht premtimit të Moskës për të zvogëluar operacionet ushtarake, shkruan The Guardian
Në një intervistë me CNN, Atroshenko hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se planifikoi të “ulte në mënyrë drastike” aktivitetet ushtarake në Chernihiv dhe kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ndryshe nga deklarata e Rusisë se do të de-përshkallëzonte sulmet, Atroshenko tha se numri i sulmeve në Chernihiv është rritur.
BREAKING: “Russia always lies. They’re saying ‘reducing intensity,’ they actually have increased the intensity of strikes. Today we have a colossal attack on the center of Chernihiv.”
–Chernihiv’s Mayor on Russian promises to reduce military activity.pic.twitter.com/LvLLgvqqsp
— John Berman (@JohnBerman) March 30, 2022
Ata thanë se do të ulnin intensitetin, por në fakt kanë rritur intensitetin e goditjeve.
“Sot ka ndodhur një sulm në qendër të Chernihiv. 25 persona janë plagosur dhe ndodhen të shtruar në spital. Të gjithë ata janë civilë. Pra, sa herë Rusia bën një premtim, duhet të tregohemi të kujdesshëm,” përfundoi ai.
/abcnews.al



