Kryebashkiakja e Durrësit braktis Komisionin Hetimor, Tabaku: Përgatitini padinë

schedule14:10 - 21 Shkurt, 2022

schedule 14:10 - 21 Shkurt, 2022

Një situatë e paprecedentë është krijuar në komisionin hetimor për Inceneratorët, ku e thirrur si dëshmitare, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka braktisur sallën.

Kjo ka ardhur pas debateve të shumta në mbledhjen e Komisionit Hetimor, ndërsa në një moment ndërprerje për shkaqe teknike, Sako zgjodhi të largohej.

Ndërkohë kryetarja Jorida Tabaku ka theksuar se do ketë një padi, ndaj Emirjana Sakos.

Pjesë nga debati:

Sako: “Janë rreth 80 mijë ton mbetjet. Patëm një shtesë për shkak të mbetjet të tërmetit.”

Sako: Është publike, kontrata me Sharrën. Është transparente që tani mund ta shkarkoni.

Zhupa: Skam arritur tek tenderi akoma. Do ua them që keni shkelur ligjin. A e keni marrë ligjin me vete. Cili ligj ua pranon ta shpallni 10 milion euro.

Sako: Duhet që plehrat të lihen rrugëve? Ku do shkonin mbetjet. Ma thoni ju.

Zhupa: Nuk ka asnjë ligj që të të legjitimon ta bësh atë. Ka shkelur ligjin dhe ajo e pranon. Pyetja e tretë.

Sako: Me 6 mars do merrni përgjigjen. Po hidhni baltë. Me 6 mars do merrni përgjigje.

Zhupa: treguat që parat ju duhen për fushatë me këtë përgjigje. Pse eliminuat skenarin e landfillit në Sukth e Gjepalaj, ku kostoja ishte më e ulët sesa t’i sillnit në Sharrë në një landfill që nuk ekziston.

Sako: Nuk kam përgjigje për këtë.

Zhupa: Ka zgjedhur atë me inceneratorin e Sharrës dhe jo atë që kushton më pak. Sa është çmimi i paguar për ton mbetje.

Sako: 29 euro pa TVSH.

Zhupa: Nga kontrata nuk është kaq. Keni dhënë një tender 11 miliard lek apo 10 milion euro. Për një sasi 320 mijë ton. Pra i bie 31.25  euro për ton.  Në kontratë e keni 80 mijë ton. Si ka mundësi që e ndryshoni përgjigjen?

Sako: Parti që i merrni përgjigjet nga media. Por ne i kemi të matura në peshore atje. Përgjigjen për pyetjet do e merrni me 6 mars.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!