Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kruja e alarmuar nga përhapja e Koronavirusit, mjeku: Të shtohen testet e të krijohen kushte për karantinim

schedule15:21 - 22 Prill, 2020

schedule 15:21 - 22 Prill, 2020

Banorët e Krujës dhe strukturat shëndetësore janë të alarmuar në lidhje me përhapjen e shpejtë të COVID-19 në këtë qytet dhe zonat përreth.

Mjeku i spitalit të Krujës, Adi Mata shprehet i shqetësuar në lidhje me rritjen e rasteve në një kohë kaq të shkurtër. Ai kërkon parandalim në kohë të rasteve dhe për këtë kërkon që strukturat qendrore të shëndetësisë të vijnë në Krujë dhe të marrin masa më të forta.

Mjeku shprehet:

“Kruja, po shikohet që po bëhet një vatër shumë e nxehtë. Dhe, unë si mjek që isha dje në shërbimin roje, i bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP-së që të vijë dhe të shohë situatën këtu në Krujë. Të bëjë dhe tamponet. Pasi këto vatra kanë dalë nga firmat private. Kur për 40 ditë populli ishte i karantinuar i gjithë populli ato kanë qenë në punë. Dhe shenjat klinike të rënduara janë paraqitur që nga dita e premte dhe në vazhdim. Numri i të tamponuarve është shumë i vogël. Pra kërkoj që të vijnë të tamponohen dhe të shikohet. Të merren masa pa arritur në ekstrem më të madh kjo vatër.”

Mata ka dhe një sugjerim në lidhje me karantinimin e personave të kontaktit të të prekurve:

“Të hapin një qendër të veçantë dhe të behët karantinimi sipas rregullave, në të kundërt karantinimi i tyre është i dështuar.”

Drejtoresha e spitalit të Krujës Yllka Kukaj duket më e qetë kur thotë se situatën e kanë në kontroll dhe sqaron se si bashkërendohet puna në terren.

Ajo shprehet:

“Besoj se situatën e kemi nën kontroll, duke qenë se grupet e epidemiologjisë janë në terren dhe po bëjnë verifikimet e kontakteve dhe po marrin analizat e duhura. Njësia vendorë është totalisht në shërbim. Janë edhe punonjës fasonerie, janë edhe kontakte familjarësh sepse natyrisht kjo përhapet, por bashkia ka marrë masa drastike.”

Edhe banorët në Krujë shfaqen më të trembur dhe po përpiqen të shtojnë kujdesin.

Fasoneria kanë bërë gabim më të madh që i kanë hap sepse ato e kanë përhap. Sepse Kruja nuk ka pasur apsolutisht asnjë”, shprehet një prej banoreve.

Përhapja e virusit vetëm për pak ditë në përmasa shqetësues në Krujë sic duket dhe nga pamjet ka bërë që dhe nëpër rrugë të dalin pak banorë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!