Kronologjia dhe historitë e të infektuarve me koronavirus që u vetëflijuan

schedule19:06 - 10 Nëntor, 2020

schedule 19:06 - 10 Nëntor, 2020

Covidi është kthyer në një makth në Shqipëri për historitë që po prodhon  me  rastet e infektimeve, por më së shumti me vetëflijimet në institucionet spitalore që nga data 13 gusht. Spitali “Shefqet Ndroqi” ka prodhuar edhe ngjarjet më tragjike të këtyre vetëvrasjeve, ku në harkun kohor të dy muajve, tre pacientë që po merrnin kurim në këtë institucion refuzuan mjekimet dhe vendosën t’i japin fund jetës.

Rasti i parë dhe më i rëndi ishte ai i 29 vjeçarit nga Durrësi, Xhino Koça. I riu kishte  4 ditë që merrte mjekim pas infektimit me koronavirus, por pas një komunikimi me familjarët vendosi t’i jap fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit.

Nga e njëjta lartësi zgjodhi të hidhej nga godina e Shefqet Ndroqit edhe 65 vjeçari nga Klosi, Hasan Mira. Familjarët treguan se Hasani nuk kishte pasur asnjëherë probleme me depresionin, por duket se nuk mundi të përballonte simptomat e rënduara të koronavirusit duke i dhënë fund tragjikisht jetës.

Në 1 nëntor, Preng Gjonaj një 52 vjeçar nga Tropoja i infektuar me covid-19, vendosi t’i jap fund jetës. Edhe Gjonaj kurohej në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Një ditë më pas, një 77 vjeçar nga Tirana, Hekuran Korça, u vetëhodh nga banesa e tij në zonën e Shkozës.

Hekurani kishte vetëm 24 orë që kishte lënë ambjentet e spitalit Infektiv ku u kurua si i infektuar me covid-19.  Reshat Grenbi, 69 vjeçari nga Fieri është personi i pestë që është hedhur nga lartësia gjatë kohës që kurohej pas infektimit me koronavirus.

Lexo edhe: Momenti kur pacienti që u hodh nga Infektivi dërgohet në spital

Grendi ishte i shtruar në spitalin Infektiv prej 24 orësh, ndërkohë që tentoi t’i jap fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i dytë i këtij spitali. Po çfarë i shtyn pacientët me covid-19 të ndërmarrin vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës?/ db/Abcnews.al