Krizë politike në “Parajsë”/Presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Maldivë

schedule14:47 - 6 Shkurt, 2018

schedule 14:47 - 6 Shkurt, 2018

Një krizë e rëndë politike ka prekur ishullin e famshëm të Maldives, që konsiderohet si një parajsë turistike për shkak të plazhit që posedon. Presidenti i këtij vendi, Abdulla Yameen ka shpallur gjendjen e emergjencës për 15 ditë për shkak të zhvillimeve të fundit. Vendimi i tij erdhi pas bllokimit të Gjykatës së Lartë në Maldive. Ky institucion, javën e kaluar rrëzoi akuzat për terrorizëm për 9 figura të larta të opozitës përfshirë presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Nasheed, i cili gjendet në ekzil në Sri Lanka. Ky i fundit i bëri thirrje Indisë dhe Shteteve të Bashkuara që të ndërhyjnë për të shuar krizën e thellë politike. Gjithashtu kërkon rrëzimin e presidentit aktual nga pushteti./abcnews.al