Kriza, KE këshilla qytetarëve për kursimin e energjisë: Ulni ngrohjen me 1°C, punoni nga shtëpia

schedule16:02 - 17 Gusht, 2022

schedule 16:02 - 17 Gusht, 2022

Nëse qytetarët e Bashkimit Evropian ulin ngrohjen në dimër me 1 gradë Celsius, mund të ndihmojë Unionin të kursejë rreth 7% në përdorimin e energjisë për një vit.

Kështu u shpreh Ursula von der Leyen në një postim të sajin në Twitter, ku edhe shpërndau një pjesë të masave të propozuara nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së për mënyrën sesi ta përballojnë dimrin e vështirë që na pret, duke pasur parasysh këtu pengesat që sjell lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Lexo edhe: Kriza globale, Balluku këshillon shqiptarët si të kursejnë energji edhe kur ndodhen në shtëpi


Kreu i Komisionit deklaroi gjithashtu se “rezultate mbresëlënëse” në kursimin e energjisë mund të arrihen edhe kur duam të ftohim dhomat në muajt e verës, duke theksuar se “në të gjithë BE-në aplikohen mënyra inteligjente të kursimit të energjisë”.


Von der Leyen madje iu referua masave të kursimit që Komisioni Evropian po ndjek në ndërtesat e veta: “Për shembull, ne mbyllim ngrohjen dhe ftohjen në shumicën e ndërtesave 1 orë më herët se më parë, duke kursyer 3% të përdorimit vjetor të energjisë. Po mbyllim edhe disa ndërtesa për verën dhe po lehtësojmë punën në distancë”.

Kujtojmë se në fund të korrikut, Komisioni Evropian propozoi objektivin për uljen e kërkesës për gaz nga vendet e BE-së me 15% deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. /abcnews.al/