KRIZA FINANCIARE/ “Blejnë avionë e s’na japin pagat”, shpërthen ylli i Serie A

schedule09:18 - 14 Nëntor, 2020

schedule 09:18 - 14 Nëntor, 2020

Lazio është përfshirë në telashe këtë periudhë. Hetimet për shkelje të protokollit sanitar janë vetëm një problem i klubit italian, që tani ka dalë zbuluar edhe në lidhje me shlyerjen e futbollistëve.

Luis Alberto, spanjolli i Lazio, teksa po luante Playstation dhe ishte drejtpërdrejt në Twitch, u ngacmua në lidhje me avionin që presidenti Claudio Lotito ka blerë së fundmi.

“Kam dëgjuar në lidhje me avionin”, thotë fillimisht Luis Alberto. Ai nuk ndalet me kaq: “Gjithsesi ai mund të na paguante ne. Ata blejnë gjëra dhe nuk na paguajani”. Sikurse kuptohet, Lazio është një nga klubet italiane që ka pasur probleme me pagesat gjatë kësaj periudhe. /abcnews.al