Kriza ekonomike, Tabaku: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, shqiptarët janë kthyer në pagatorët e oligarkëve

schedule17:21 - 5 Nëntor, 2022

schedule 17:21 - 5 Nëntor, 2022

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për krizën që po kalon vendi, duke vënë në dukje që familjet shqiptare po përballen me çmimet e rritura.

Tabaku shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook” se nuk është asnjë masë reale për krizën dhe asnjë stimul për të nxitur ekonominë.

Deputetja thotë se politika fiskale e rilindur është gjoba që pauan çdo shqiptar nga viti 2013.

Reagimi i plotë:

Çdo familje shqiptare po përballet prej mbi një vit me çmimet e rritura për çdo produkt të shportës dhe shërbimeve.

Çdo prodhues, fermer, bujk dhe blegtor ka muaj që po përballet me çmimet e rritura të inputeve bujqësore dhe blegtorale dhe si rezultat i vendosjes se TVSH për bujqësinë.

Pra, çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm si qumështi, bulmeti, zarzavatet, frutat dhe mishi do të rriten.

Cila është përgjigja e buxhetit për rritjen e çmimeve ë çdo ditë diskutohet në tavolinën e familjeve tona çdo vakt?!

Asnjë masë reale për krizën dhe asnjë stimul për te nxitur ekonominë, kjo shtuar rritjen e normës së interesit të borxheve që janë marrë me taksat e shqiptarëve dhe që vitin tjetër pritet të shkojnë mbi 50 mln euro.

Buxheti qeverisë nuk i përgjigjet këtij shqetësimi. Prisnin pensionistët rritje pensioni sikundër dhe u qe premtuar por po marrin lëmoshë që ka vlerë më pak se inflacioni.

Qytetari priste një buxhet që ti ndihmojë për krizën, po marrin një buxhet që u merr kursimet e jetës: 130 mln euro ekstra barrë fiskale për 95% të qytetarëve, 17 mln euro taksa ekstra për motorin e shoqërisë, shtresën e mesme.

Zgjidhja e kësaj qeverie mbetet e njëjtë; takso shqiptarët edhe jepu para oligarkëve. Takso shqiptarët dhe paguaj borxhin me të cilin paguan po oligarkët.

Ky sistem i pandershëm i ka kthyer shqiptarët në pagatorët e oligarkëve ndërsa mazhorancën në taksidarët e të fundit. Politika fiskale e rilindur është gjoba që çdo shqiptar paguan prej 2013 përditë varfërohen dhe përditë duan të largohen!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!