Kriza e rënies së lirës turke

schedule13:01 - 13 Gusht, 2018

schedule 13:01 - 13 Gusht, 2018

Në një moment të vështirë financiar, me rënien rekord të lirës turke, Banka Qendrore e Turqisë ka bërë publike një sërë masash për tu përballur me situatën në vend. Banka qendrore sqaroi se janë rivlerësuar kërkesat e rezervave monetare për bankat për të shmangur problemet e likuiditetit.

Banka Qendrore e Turqisë bëri të ditur se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të siguruar stabilitetin financiar, ndërsa lira turke po bie prej disa ditësh. Banka Qëndrore premtoi se do të sigurojë “të gjithë likuiditetin e nevojshëm për bankat e niveleve të tjera”. Lira turke po thyen rekordet e uljes ditët e fundit kur dhe janë rritur tensionet me Uashingtonin. Dhëndri i presidenti Erdogan, Albairak, Ministër i Financave, deklaroi në një intervistë në të përditshmen pro-qeveritare se të hënën do të merreshinn masat e nevojshme për të lehtësuar tregjet.

Banka qendrore sqaroi se janë rivlerësuar kërkesat e rezervave monetare për bankat për të shmangur problemet e likuiditetit. Sipas një deklarate të dytë, rreth 10 miliardë lira, 6 miliardë dollarë dhe ekuivalenti i 3 miliardë dollarëve në ar do të sigurohen për sistemin financiar. Monedha turke shënoi rënie javën e kaluar në momentin e një krize diplomatike me Uashingtonin dhe rritjen e mosbesimit të tregut për menaxhimin ekonomik të Erdoanit. Tensionet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vendosur sanksione reciproke ndaj zyrtarëve qeveritarë, janë të lidhura arrestimin e një pastori amerikan, Endrju Brunson, i ndaluar në Ankara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!