Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza e karburantit kërcënon fluturimet, BE plane për rezerva dhe blerje të përbashkëta

schedule18:44 - 21 Prill, 2026

schedule 18:44 - 21 Prill, 2026

Evropa po përpiqet të sigurojë rezervat e karburantit për avionët në aeroportet e saj. Alarmi për mungesën e karburantit, që po prek disa aeroporte, kompanitë kryesore ajrore dhe po shqetëson miliona udhëtarë pas rënies së importeve nga Lindja e Mesme, është në tryezën e ministrave të Transportit të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët janë mbledhur në një videokonferencë, ndoshta edhe për të kursyer karburantin e fluturimeve shtetërore.

Takimi synon të japë një panoramë të qartë mbi disponueshmërinë reale të karburantit për avionë në kontinent.

Ky samit i shumëpritur paraprihet nga dy lajme pozitive: falë prodhimit të brendshëm të kompanisë Galp dhe importeve nga Brazili, Portugalia parashikon të garantojë furnizimet me vajguri në aeroportet e saj deri në fund të gushtit.



Po ashtu, ndryshe nga disa parashikime pesimiste, qeveria holandeze vlerëson se e gjithë Evropa ka rezerva karburanti për avionë për rreth 5 muaj. Një periudhë që mund të jetë e mjaftueshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, si dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për cisternat e naftës.

Roli i rafinerive holandeze

Holanda luan një rol kyç në këtë situatë, pasi qendra të rëndësishme magazinimi ndodhen mes Amsterdamit, Roterdamit dhe Antverpenit në Belgjikë. Ndërkohë, porti i Roterdamit strehon tre rafineri të mëdha për karburantin e aviacionit, të kompanive ShellExxonMobil dhe Gunvor Energy.

Evropa synon të forcojë monitorimin e rezervave të karburantit dhe të sigurojë që rafineritë të punojnë me kapacitet të plotë, veçanërisht në Holandë. Po ashtu, po shqyrtohet mundësia e blerjes së përbashkët të karburantit për avionë, për të rritur fuqinë negociuese në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë drejtim po shtyn fort Spanja, përmes ministres së Tranzicionit Ekologjik, Sara Aagesen. Pavarësisht tensioneve të fundit diplomatike, Madridi synon të rrisë importet nga SHBA-të dhe po ushtron presion mbi kompanitë vendase të rafinimit, si Moeve dhe Repsol, për të rritur prodhimin.

Kërkesat e kompanive ajrore

Ministrat e Transportit do të shqyrtojnë edhe kërkesat e kompanive ajrore, të cilat përballen me problemin e “slot”-eve (të drejtave të ngritjes dhe uljes në aeroporte). Sipas rregullave të BE-së, një kompani duhet të përdorë këto të drejta për të mos i humbur ato.

Gjatë pandemisë së Covid-19, kjo detyroi kompanitë të kryenin mijëra fluturime “fantazmë”, pa pasagjerë, vetëm për të ruajtur slot-et në aeroportet strategjike. Në situatën aktuale, me Ngushticën e Hormuzit të bllokuar, kompanitë kërkojnë nga BE-ja që të ulin fluturimet pa rrezikuar humbjen e këtyre të drejtave.

Një tjetër kërkesë është pezullimi i përkohshëm i sektorit ajror nga “tregu i karbonit”, mekanizmi që detyron kompanitë të paguajnë për emetimet ndotëse të avionëve, të cilët janë burime të mëdha të dioksidit të karbonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!