Kriza e emigrantëve afganë, Greqia ndërton mur 40 km në kufi me Turqinë

schedule13:23 - 21 Gusht, 2021

schedule 13:23 - 21 Gusht, 2021

Greqia ka ndërtuar  një gardh dhe sistem vëzhgimi në një gjatësi 40 km në kufirin e saj me Turqinë pas shqetësimit për një shtim të emigrantëve nga Afganistani, shkruan BBC

“Ne nuk mund të presim,” tha Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë Mihalis Krisohoidis gjate një vizitë në rajonin e Evros.”Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm.”

Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia u bëri thirrje vendeve europiane të marrin përgjegjësinë për emigrantët afganë. Në një bisedë telefonike me Kryeministrin grek Qyriakos Micotaqis, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se shtimi i njerëzve që largohen nga Afganistani mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.

“Një valë e re migrimi është e pashmangshme nëse nuk merren masat e nevojshme në Afganistan dhe në Iran,” tha Erdogan.

Ndërsa ministri grek Krisohoidis tha se kriza kishte krijuar “mundësi të reja për flukset e emigrantëve” në Europë. Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht në vend.

Shume prej emigranteve që mbërritën në Greqi gjatë krizës së 2015, shumë udhëtuan më tej në veri në të gjithë Europën, por rreth 60 mije kanë mbetur në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!