Kriza bën të vetën, punonjësit e fabrikës së qumështit i vjedhin kompanisë 250 litra karburant

schedule10:56 - 29 Qershor, 2022

schedule 10:56 - 29 Qershor, 2022

Kriza dhe rritja e çmimeve të karburanteve ka “detyruar” dy punonjës  të vjedhin 250 litra karburant nga firma ku punonin.

46-vjeçari me iniciale A.K  dhe 39-vjeçari M.V akuzohen  për veprën penale vjedhje e kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë të arrestuarit ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Vodhën sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

– A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
vijon
/abcnews.al/