Kritikoi veprimet e IDF-së në Ukrainë, gazetari rus dënohet me 8 vite burg

schedule12:31 - 30 Gusht, 2024

schedule 12:31 - 30 Gusht, 2024

Një gazetar rus është dënuar me 8 vite burg për kritika ndaj ushtrisë rusë në Ukrainë, të cilat i publikoi në artikujt e tij.

Mikhailov kishte publikuar në mars dhe prill 2022 artikuj që përmbajnë informacion të rremë në lidhje me veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, tha zyra e prokurorit në një deklaratë në Telegram.

Autoritetet e akuzuan atë se ishte “i motivuar nga urrejtja politike”.

Para gjykatës, Mykhailov tha të martën se i shkroi artikujt në fjalë “në mënyrë që lexuesit të mos bien pre e gënjeshtrave, të mos marrin pjesë në beteja, të mos bëhen vrasës dhe të mos jenë viktima të radhës, të mos dëmtojnë popullin vëlla ukrainas”

Gazetari e cilësoi konfliktin në Ukrainë si një “situatë të tmerrshme”, sipas procesverbalit të fjalimit të tij të publikuar në internet.

Pothuajse të gjithë disidentët më të shquar janë burgosur ose janë në mërgim, dhe mijëra rusë të zakonshëm janë ndjekur penalisht dhe dënuar me gjoba ose dënime me burg për shkak të mosmarrëveshjes së tyre me Kremlinin.

/abcnews.al