Kritike situata në Indi, vendi regjistron 5,600 raste të reja brenda ditës

schedule10:08 - 20 Maj, 2020

schedule 10:08 - 20 Maj, 2020

India ka raportuar edhe 5,611 raste të reja me koronavirus ditën e sotme.

Situata e epidemisë në vend si duket po përshkallëzohet pasi ky është bilanci më i lartë brenda një ditë që është regjistruar në vend qëkur nisi pandemia.

Sipas të dhënave të publikuar nga ministria e Shëndetit në vend, rezulton se që nga fundjava e kaluar, numri i të infektuarve në vend po rritet ndjeshëm. Numri total i të infektuarve në vend u rrit në 10,000 në vetëm dy ditë.

Me të konfirmuarit e ditës së sotme, bilanci total i vendit rritet në 106,886 ndërsa vendi është tashmë i 11 në botë si më i prekuri nga Covid-19 në botë.

Numri më i lartë i rasteve të konfirmuara është përqendruar në shtetin perëndimor të Maharashtra-s, ku numërohen 37.136 raste me Covid-19 dhe 1.325 viktima deri më tani.

India ka kryer më shumë se 2.5 milion teste në shkallë vendi deri më tani, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore. Ndërsa bilanci total i viktimave është 3,303. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!