Kritikat, babai i Mbappe nuk bie dakord: Çfarë të themi për lojtarët e tjerë?

schedule17:54 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 17:54 - 7 Dhjetor, 2020

PSG fitoi 1-3 në fushën e Montpellier të shtunën në mbrëmje, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në një fushë të vështirë. Kylian Mbappe realizoi për ekipin e tij në minutat shtesë të takimit, duke gjetur golin e 100 me kampionët e Francës.

Gjithsesi, rendimenti i yllit francez në Champions League nuk është i mirë dhe nuk është zhbllokuar akoma këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Rreth kritikave ndaj 21-vjeçarit ka folur babai i tij në një deklaratë për Telefoot.

Paraqitjet e tij janë përkeqësuar disi, por jo ashtu siç duan të besojnë disa njerëz. Nëse sot shqetësohemi për futbollistë të kalibrit të Kylian, çfarë duhet të themi për lojtarët e tjerë?“, thekson Wilfrid Mbappe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!