Trajneri i Montpellier, Michel Der Zakarian, ka akuzuar Neymar për aktrim dhe për mungesë respekti ndaj rivalëve. Në minutën e 72-të, Neymar shënoi nga goditja e dënimit në atë fitore 1-3 të PSG-së përballë Montpellier.
Der Zakarian tha në fjalën e tij se Neymar “provokon kundërshtarët”, si dhe tregon një mungesë profesionalizmi dhe respekti të tepruar: “Neymar ka një lojë që provokon gjithmonë kundërshtarët me aftësitë dhe driblimet e tij. Kur i ndërhyn, ai gjithmonë “qan”.
Është një lojtar i shkëlqyer dhe është për të ardhur keq në fund të ndeshjes flitet vetëm për veprimet që bën gabim. Kur jeni një nga lojtarët më të njohur në botë, duhet të tregoni vlerat e duhura. Qëndrimi i tij që kur ai ka ardhur në Francë, nuk ka nevojë për koment. Të gjithë flasin keq për të”, përfundoi Zakarian./abcnews.al