Kriteret, Berisha: Presidenti i ri s’mund të jetë jo politik, është absurde  

schedule20:44 - 10 Maj, 2022

schedule 20:44 - 10 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se presidenti i ri i vendit duhet të jetë politik. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha theksoi se një president jo politik është absurditet.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për këtë çështje, ish-kryeministri sulmoi sërish Enkelejd Alibeajn, duke thënë se po i shërben Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Berisha tha gjithashtu se presidenti po trajtohet si çështje familjare.

“Të imagjinosh një president jo politik është absurditet. Posti i presidentit është politik. Vërtet nuk është ekzekutiv por kjo s’do të thotë se nuk është politik. Çdo kriter tjetër është i gabuar, është i stisur dhe nonsens. Në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë si i vlerëson kritere e Alibeaj ka një deklaratë PD. Janë të gjitha të dala nga zyra e Ballës dhe Ramës. Vetëm të zgjedhë presidentin që do Rama.

Ju e keni vënë re sesi procesi më serioz u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Ramës, thotë se si Linda Basha nuk ka kandidat tjetër. Rama u thotë deputetëve të vet që emri im është më i propozuari nga ju. Është e hidhur sepse po trajtohet si një çështje familjare”, deklaroi Berisha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!