Kristina dhe Kosta, shefat greke të kuzhinës që “braktisën” vendin e tyre për Shqipërinë

schedule21:27 - 5 Gusht, 2019

schedule 21:27 - 5 Gusht, 2019

Deri më sot jemi mësuar se shtetasit shqiptar i drejtohen shtetit grek për të punuar. Por ne sot kemi mundësinë të shohim dy shefa grek, të cilët kanë zgjedhur shqipërinë për të punuar në këtë sezon veror.

Shefe Kristna është shtetase greke por këtë verë ka zgjedhur që të punojë në restorantin Agonia në Himarën e bukur.

Por cili ka qenë impakti i saj i parë kur ka ardhur për të punuar këtu?

“Kur u martuam me bashkëshortin tim, ne ishim në Nju Jork për një vit dhe vendosëm të ktheheshim dhe të investonim këtu. Ideja ishte e imja dhe unë e binda atë që ne të vinim këtu. Në fillim ne po mendonim të bënim dicka në Athinë në Greqi por kjo nuk mund të bëhej.Një ditë i thashë bashkëshortit, pse të mos shkojmë në Himarë të bëjmë dicka? Ide brilante”.

Ju jeni në shqipëri prej sa muajsh?

“Ne jemi këtu që prej fillimit të muajit maj. Ne kemi shtëpuinë tonë këtu dhe vijmë në Himarë në cdo sezon, jemi adhurues të Himarës“.

A e shihni të ardhmen duke punuar dhe jetuar duke investuar në Shqipëri?

Absolutisht nuk është e lehtë, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të Europës, por cdo vit e më tepër po bëhet mirë edhe në Shqipëri. Mendoj se është momenti, madje edhe për cdo të ri himariot që të vijë dhe investojë këtu”.

Ndërsa shefi tjetër i kuzhinës greke, Kosta do të na tregojë se si është eksperienca e tij në Shqipëri.

“Unë ndihem shumë mirë këtu si i ardhur nga Greqia. Ne kemi nisur një fillim shumë të vështirë por po funksionon dhe vazhdon shumë mirë. Jam i kënaqur që ndodhem këtu. Më pëlqen ambienti, është vend fantastik”.

Prej sa vitesh keni punuar në Greqi si shef kuzhine?

“Kam 50 vjet që punoj në kuzhinën mesdhetare, greke dhe ndërkombëtare por më pëlqen më shumë kuzhina mesdhetare sepse është më e mira. Kemi cdo ditë specialitete të reja dhe cdo ditë sjellim peshk të freskët”.

A ishte e vështirë për ju të linit Greqinë dhe të vinit në Shqipëri?

“E dua Himarën pse jo edhe njerëzit, janë shumë të mirë“.

Pra ndiheni komod edhe këtu edhe atje?

“Është hera e parë që jam këtu por sigurisht do të rikthehem edhe vitin tjetër“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!