Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për William Cordeiro, të paktën deri tani. Dëmtime dhe pak minuta aktivizim me Partizanin për 27-vjeçarin brazilian.
Vetëm 109 minuta dhe asnjë gol në Superiore, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Shqipërisë. Lojtari latin është kthyer në çështje te “Demat”.
“Sa për Melon, po ju them një fakt. Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë të 3 ndeshje ku Melo futet 20-25 minuta dhe në vend që të ruajmë balancat, ne ç’rreshtohemi.
Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, se sa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë“, deklaroi sot trajneri Ilir Daja në lidhje me Cordeiron.
Një deklaratë e fortë që nuk është pritur aspak mirë nga lojtari latin. Ky i fundit ka reaguar me një postim në “Instagram”, aty ku thotë fjalë lamtumire: Ishte bukur për aq sa zgjati, për mua është mjaftueshëm. /abcnews.al