Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krisje Lazio-Strakosha? Klubi del me reagim zyrtar

schedule12:58 - 5 Shkurt, 2021

schedule 12:58 - 5 Shkurt, 2021

Gjatë ditëve të fundit për Thomas Strakoshën në Itali është folur shumë. Para disa ditësh u njoftua se ai ka pësuar një dëmtim dhe rrezikon operacionin, teksa sot gazetat italiane shkruanin për mos ekzistencën e këtij dëmtimi dhe marrëdhënie të prishura me klubin.

Para disa çastesh Lazio ka qenë e detyruar të dalë me një reagim zyrtar, ku përgënjeshtron lajmet për krisje me lojtarin dhe thekson edhe njëherë dëmtimin e tij, teksa shton se nuk ka qenë nevoja e operacionit.

“Në lidhje me disa lajme që u publikuan në gazetat e sotme, theksojmë se Thomas Strakosha ditët e fundit ka pasur një traumë në gjurin e tij të djathtë.



Aktualisht, ekzaminimet kanë përjashtuar nevojën për operacion dhe lojtari po kalon një trajtim rehabilitues konservativ. Portieri bardhekaltër po monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetit.

Riprodhimet e tjera për këtë çështje janë pa themel. Ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe besimi absolut midis lojtarit dhe klubit, falë profesionalizmit që ai ka treguar gjithmonë në qëndrimin e tij të gjatë në klub”, shkruhet në reagimin e Lazios. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!