Krishtlindjet e para për çiftin Biden, Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat

schedule11:05 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 11:05 - 1 Dhjetor, 2021

Këto do të jenë Krishtlindjet e para që familja Biden do të festojë në Shtëpinë e Bardhë. Tema që çifti Biden kishte zgjedhur për dekorin e të gjithë rezidencës ishte “ dhuratë nga zemra”.

“Gjërat që i ne i konsiderojmë të shenjta janë ato që na bashkojnë dhe falë tyre kapërcejmë distancën, kohën, madje edhe kufizimet e një pandemie. Besimi, familja dhe miqësia, dashuria për artet dhe natyra, sigurisht edhe mirënjohja, uniteti dhe paqja. Këto janë dhuratat që lidhin së bashku kuptimin e jetës tonë,” shkruan çifti Biden.

Në vetëm një javë, mbi 100 vullnetarë dekoruan pjesën e jashtme dhe të brendshme të Shtëpisë së Bardhë me 41 pemë Krishtlindjesh, 6,000 fjongo dhe mbi 78,750 drita.

/abcnews.al