Kris Frum pozitiv në kontrollin antidoping

schedule18:33 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 18:33 - 13 Dhjetor, 2017

Skandali i dopingut duket se ka goditur sërish sportin e çiklizmit.

Kjo, pasi Unioni Ndërkombëtar i këtij sporti ka deklaruar zyrtarisht se çiklisti më i mirë i botës, Kris Frum, ka dalë pozitiv në një kontroll antidoping. Anglezi ka dalë pozitiv në një nga garat më të mëdha të këtij viti, të quajtur Vuelta e Spanjës, të cilën ai edhe e fitoi.

Kontrolli u bë në 7 shtator të këtij viti dhe Unioni i çiklizmit deklaron se normat e substancave të ndaluara ishin më të larta sesa norma e lejuar. Anglezi akuzohet se ka dalë pozitiv me substancën Salbutamol.

Sportisti 32-vjeçar është çiklisti më i mirë i botës gjatë gjithë viteve të fundit, duke fituar 4 herë Turin e Francës dhe një herë Vueltën e Spanjës, ndërsa kishte deklaruar se vitin e ardhshëm do të merrte pjesë edhe në Xhiron e Italisë.

Tashmë, ekziston rreziku i një dënimi të ashpër dhe që karriera e tij të marrë fund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!