Krimi brenda familjes në Librazhd mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 53 vjeçari pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten u hodh nga pallati. Skena makabre është parë nga i biri i cili njoftoi edhe ambulancën.
Konflikti mes çiftit Gjokola në Librazhd dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të 53 vjeçarit Daut Gjokola që masakroi gruan me thikë një natë më parë dhe më pas u hodh nga pallati duke gjetur edhe vdekjen.
Viktimat janë prindër të dy fëmijëve dhe në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm djali i tyre. Mësohet se pikërisht i biri ka njoftuar i pari ambulancën.
Ai ndodhej poshtë pallatit në lagjen Shkumbin kur ka parë të atin që hidhej nga kati i 5-të, pasi kishte goditur me thikë të shoqen Lule Gjokola, 49 vjeçe.
Ajo mbeti e plagosur rëndë, por ndërroi jetë sapo mbërriti në spitalin e Librazhdit pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Viktimat kishin në pronësi disa biznese. Ngjarja po hetohet nga Krimet e Rënda.
/ABC News Albania 24/7