Krimi, fenomen në Ballkan/ Ridvan Berisha: Denoncimet në Kosovë nuk merren seriozisht nga policia

schedule16:36 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 16:36 - 6 Dhjetor, 2023

Vrasja e Liridona Ademaj në Kosovë dhe rrëmbimi e vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, tronditën mbarë opinionin publik.

Akoma më i rëndë ishte fakti se në të dy këto vrasje ishin të përfshirë familjare. Vrasja e 33-vjeçares Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve e organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, dhe në vrasjen e 14-vjeçares, hetimet zbuluan se ishte babai i të miturës që u kishte dhënë informacion rrëmbyesve, me qëllimin për të përfituar para nga nëna e vajzës.

Për të folur për të këto raste të tronditëse, në një lidhje me “skype” në “Ballkan Update” në ABC ishin analisti Ridvan Berisha dhe analisti Marsel Bilalli nga Maqedonia e Veriut.

Berisha u shpreh i shokuar për këto vrasje duke thënë se problemi në Kosovë, është fakti se policia nuk i merr seriozisht denoncimet.

“Të shokuar për vrasjen e Liridonës, problemi në Kosovë është tek denoncimet që bëhen. Nëse ato nuk merren seriozisht nga policia, krimet do të rriten dhe kriminelet do të mbrohet. Ne jemi shoqëri e vogël dhe shokohemi nga ky model”, ka thënë ai.

Gjithashtu edhe analisti Bilalli u shpreh se këto ngjarje janë shokuese dhe se duhet të trajtohen me një vëmendje të veçantë dhe serioze.

“Është një segment shumë i ndjeshëm dhe duket se kemi erozion të vlerave. Dikur diçka që ishte e turpshme tani është normale. Korrupsioni sot është kthyer në normalitet. Mungesa e sistemit të vlerave ka bërë që gjithçka që ndodh dhe të mos kemi një ‘ilaç’ që ta pengojë të mos ndodhë”, ka thënë Bilalli.

/abcnews.al/