Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se vetëm bën propagandë përmes operacionit Forca e Ligjit, pasi sipas tij ai është i pafuqishëm për të goditur krimin.
Bardhi thekson se OFL e ka të pamundur që të prekë pasuritë që janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.
Ndër të tjera përmes një postimi në facebook, ai shkruan se krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës!
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221665373573326/
Postimi i Plotë:
Edi Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit. Asnjë pasuri reale e krimit nuk është prekur dhe as nuk do të preket nga OFL-ja e Edi Ramës, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.
Kur bëhet fjalë për të goditur krimin, Edi Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë. Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës. Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës!
Partner me krimin që në fillimin e karrierës si Kryetar Bashkie, Edi Rama është i pabesueshëm!/abcnews.al

