Vau i dejës, “vau” i votave/ Shitblerje votash, sekuestrohet celulari i bashkiakut në qarkun e Shkodrës

schedule13:41 - 15 Maj, 2025

schedule 13:41 - 15 Maj, 2025

Prokuroria e posaçme ka vijuar me hetimet për  veprat që lidhen me korrupsionin në zgjedhje dhe pas kontrolleve në Shkodër ka sekuestruar edhe celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës Kristian Shkreli. Kontrolle janë ushtruar edhe në disa eksponentë të partisë social demokrate që dyshohet se  janë të përfshirë në korrupsion zgjedhor.

Sekuestrimi i celularit të Shkrelit vjen 3 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku në Vaun e Dejës, partia që drejtohet nga Tom Doshi doli forcë e parë. Nga ana tjetër Shkreli  u shpreh I gatshëm të bashkëpunojë më institucionet e drejtësisë, ndërsa aktualisht gjendet në terren atje ku ku sipas tij banorët e kanë votuar për të shërbyer.

“Siç e shihni unë jam në krye të detyrës jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore. Ato të bëjnë punën e vet në të kryejmë detyrën që na ka besuar populli.”

Mësohet se ndaj tij po zhvillohen hetime për korrupsion në zgjedhje, ndërsa gjatë operacionit të zhvilluar të mërkurën janë kontrolluar banesat dhe autmojetet e disa eksponentëve të partisë social demokrate me dyshimin e korrupsionit në zgjedhjet e 11 majit. Shkreli ishte në qëndër të kritikave edhe të kryeministrit Edi Rama pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Për këtë përplasje Rama foli edhe në emisionin Real Story një javë më parë rreth një bashkëpunimi të Shkrelit me partinë social demokrate.

“Ia betë me gisht dhe i thatë mos luaj me dy porta”

Rama: “Ai e di se ça kam dashur ti them..”

Prokuroria e posaçme ka vijuar operacione edhe në qytete të tjera të vendit, mes të cilëve Fieri, Korça dhe Durrësi. Në qytetin bregdetar janë ushtruar kontrolle në disa eksponentë të partisë demokratike me dyshimin se janë përfshirë në shit blerje votash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!